15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Po vjen projekti i ri nga Butrint Imeri?

Këngëtari Butrint Imeri gjatë këtij viti ka qenë aktiv në mediat sociale, por jo edhe në muzikë – ai akoma nuk ka publikuar asnjë këngë të re për vitin 2024.

Megjithatë, pritjes duket se po i vjen fundit.

Kjo pasi që me anë të disa imazheve të publikuara në Instagram, Butrinti nga ngacmuar ndjekësit e tij se diçka e re po vjen nga ai.

“Çfarë po vjen?”, mbishkroi ai, mbi një fotografi që dukej si një vend i denjët për të xhiruar skena të klipeve, derisa në një tjetër shihej i stiluar me një shami mbi kokë, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri nga ai do të lançohet shumë shpejt.

“Gaboi” me Sealth dhe Vinz, lançuar në dhjetor të vitit të kaluar, mbetet video projekti i fundit muzikor nga Butrinti, e që aktualisht numëron mbi 18 milionë klikime në YouTube./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...