29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

“Policët e ardhshëm”, për 1 qershor fëmijët mësojnë të drejtat e tyre dhe sigurinë në trafik

Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Organizimet kryesore janë realizuar në sheshet e Prishtinës me ku me aktivitete të shumta është shënuar kjo ditë e rëndësishme për fëmijët, por organizime ka pasur edhe në qendrat tjera.

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, qysh nga ora 11:00, njësi të ndryshme policore kanë takuar qindra fëmijë. Fëmijëve u janë shpërndarë fletushka të përgatitura nga policia me porosi të rëndësishme për ta.

Fletushkat kishin përmbajtje të ndryshme, duke filluar nga ‘Unë mbrohem me ligj’ që ofron sqarime rreth ‘Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve’ (fletushkë e shtypur në tri gjuhët), fletushka tjera për sigurinë në trafik.

Po ashtu u shpërndan edhe shumë rekuizita tjera me logo të policisë.

Më pas, nga ora 12:00, duke filluar nga ‘Sheshi Skënderbe’, e duke vazhduar për në ‘Sheshin Zahir Pajaziti’, policia ishte pjesë e paradës së bashku me fëmijët. Qindra fëmijë u fotografuan me zyrtarë policorë dhe afër pajisjeve policore. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...