19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Policët e Istogut ndalojnë “kolegun”, e gjobisin me 500 euro dhe ia marrin patentën për 3 muaj

Policia e Kosovës ka ndaluar një shofer në Istog i cili në veturën e tij kishte të vendosur pajisje sinjalizuese me ngjyrë tё kuqe dhe tё kaltër e cila ёshtё e ndaluar me ligj.

Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 3 pikё negative dhe 3 muaj masё mbrojtёse.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё njofton se do tё vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

“Apelojmë te qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”, kanë thënë në polici./Njeshi&IO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...