Zyrtari policor i cili dyshohet se vrau 89-vjeçarin mbrëmjen e kaluar në Ferizaj, përdori armën e gjatë zyrtare, ani pse e njëjta është e ndaluar të përdoret jashtë orarit zyrtar të punës. Sipas njohëse të fushës, kjo është e ndaluar me ligj dhe se IPK duhet të zhvillojë më shumë inspektime.
Armën e gjatë që zyrtari policor Festim Ramadani e kishte në dispozicion për detyrën e tij zyrtare, por ai dyshohet se e përdori atë për të kryer vrasjen e 89-vjeçarit mbrëmë në Ferizaj.
Këtë armë të gjatë, Ramadani që është pjesë e njësisë së Patrullimit, ndonëse ishte jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se e mori me vete natën kritike.
Por, sipas ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës, zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë të drejtë të bartin armën e gjatë jashtë orarit të punës.
“Jashtë detyrës zyrtare, zyrtarët policor nuk kanë të drejtë të bartin armët e gjatë pasi kanë revolen, atë mund ta bartin. Por jo të gjatat, është e ndaluar. Nëse ndodh diçka e i keqpërdorin, përgjegjësinë e mbajnë vet. Sa kam qenë në punë, raste të tilla janë të minimizuara”, ka thënë Refki Morina, ish-kolonel në Policinë e Kosovës.
Ligji për Policinë, u lejon zyrtarëve policorë të posedojnë dhe të bartin me vete kurdo vetëm revolen./Njeshi/