Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar hetim ndaj një zyrtari policor të Stacionit Policor në Suharekë, i cili është suspenduar, pasi dyshohet se kishte vozitur veturën e tij private për disa vjet pa regjistrim.
Polici ndaj të cilit u mor kjo masë është hetuesi Milaim Gashi.
Gashi është ndalur më 6 maj në rrugë nga hetuesit e IPK-së, ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk ishte regjistruar që nga viti 2019.
Klankosova.tv. ka marrë vesh se hetusi Gashi është zyrtari policor, i cili kishte pësuar lëndime të rënda më 10 janar 2022, derisa ishte duke intervenuar në një rast të dhunës në familje.
Ai ishte sulmuar me thikë nga një person me rrezikshmëri të lartë, i cili kishte kryer edhe më parë vepra të ngjashme. /Njeshi/