11.5 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Polici në Suharekë plagoset aksidentalisht me armën zyrtare

Një zyrtar policor është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij zyrtare në dorën e majtë.Ngjarja ka ndodhur më 26 shkurt 2025 në Suharekë, ndërsa polici i lënduar ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore.

“Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare. Rasti ka ndodhur të mërkurën me datë 26.02.2025”, ka deklaruar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës.Për rastin janë njoftuar edhe Prokurori Kujdestar dhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...