Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë, ku një zyrtar policor dyshohet që i ka dhënë fund jetës.
‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, deklaroi për media zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
Ndërsa familja Tolaj i ka deklaruar ‘RADIO 1’ se lamtumira e fundit, Tolajt do t’i ipet sot *e shtunë) në Pejë, në ora 16:00, për çfarë më pas u publikuan edhe afishet./Njeshi/