5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Policia aksion në 32 lokacione, arrestohen 17 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, ku pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje, gjatë një operacioni në 32 lokacione të ndryshëm.

Gjatë këtij operacioni policia ka gjetur dhe konfiskuar pesë (5) armë zjarri, dy (2) automjete, rreth 1640 (një mijë e gjashtëqind e katërdhjetë) kg. duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit), përcjell lajmi.net.

Aksioni i policisë është bërë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë.

“Njësitet policore në mbështetje të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar 32 lokacione të ndryshme me ç’rast kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në Stacionin Policor 17 persona, ku pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje. Gjatë operacionit, janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë (5) armë zjarri, dy (2) automjete, rreth 1640 (një mijë e gjashtëqind e katërdhjetë) kg. duhan, makina, filtër, letra për mbështjelljen dhe ambalazh për paketim të duhanit). Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e PK

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...