Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar që ishte në kërkim si i dyshuar për dhunim, dhe një 18-vjeçar që ishte në kërkim për grabitje.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për dhunim është arrestuar në shtëpinë e tij dhe se pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit prej dy vitesh, shkruan Reporteri.net.
Edhe i dyshuari për grabitje është dërguar po ashtu për vuajtje të dënimit prej një viti.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim./Njeshi/