5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Policia bën thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull

Me anë të një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka bërë apel që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes në mjegull.

Në njoftim thuhet se si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, çdo ditë shkaktohen aksidente të shumta.

“Kërkohet vëmendje e shtuar gjatë ngasjes kur ka prezencë të mjegullës e cila ndikon në zvogëlimin e dukshmërisë. Çdo vit, si pasojë e mjegullës që shfaqet në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta. Mos harroni se ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...