22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Policia del me detaje nga aksidentin te “Laku i Keq” në rrugën Dragash-Zhur

Nga aksidenti me fatalitet në rrugën Dragash-Zhur, mes një kamioni rimorkio dhe një veture ka lënë të vdekur nënë e bijë.

Lajmi  është konfirmuar për media nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në aksident kanë mbetur të vdekura nënën e bijë”, tha Gashi.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 42-vjeçare dhe vajzën e saj 3-vjeçare, ndërsa kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në vendin e njohur “Laku i Keq”.

“Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para ne ketë aksident janë te përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtareve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy person ka ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent Emergjencës se spitalit rajonale ne Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kana konstatuar Emergjenca e QKUK-ës ne Prishtinë, pasi qe personi për shkak te lëndimeve është dërguar në Prishtinë.

Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupat e pa jetë dërgohen ne IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 ne ndalim policor me urdhër të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...