12 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

Policia dënon 51 qytetarë dhe sekuestron 22 motoçikleta në Pejë

Drejtoria Rajonale të Policisë në Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka hartuar planin e veprimit “Motoçikletat 2023”, i cili ka filluar tё implementohet nga data 20.09.2023 dhe i njëjti do tё vazhdoj edhe mё tutje.

Policia njofton se gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre ditё janё realizuar: janё shqiptuar 51 flet-gjoba pёr kundёrvajtёsit dhe janё sekuestruar 22 motoçikleta.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, apelon tek tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht ti regjistrojnё dhe ti bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje sepse siguria ёshtё mbi tё gjitha”, thuhet në njoftim.//Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...