8 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Policia dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në shtëpinë e familjes së Naim Murselit

Policia e Kosovës dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale kanë shkuar sot te familja e ish-bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murselit.

Murseli dhe personi me inicialet G.P., që dyshohet të jetë vrasësi i Liridona Ademajt u arrestuan mbrëmë nga policia, pak orë pas varrimit të të ndjerës.

Policia mbrëmë bastisi dy lokacione në Gjakovë, ku u bë e ditur se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të Murselit dhe dorasit, policia arrestoi edhe personin e tretë me iniciale K.K., që dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarjen tragjike.

Liridona Ademaj u vra tri ditë më parë në Prishtinë në makinë ku bashkë me të ishin fëmijët dhe burri i saj, Naim Murseli./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...