13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Policia e dorëzon në Agjencinë e Arkivave materialin arkivor që e gjeti në komunat ilegale në Veri

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës – ASHAK, ka publikuar pamje të materialit arkivor që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele në komunat veriore, të cilin në ASHAK e ka dorëzuar policia.

ASHAK informon se “procesi i pranim/dorëzimit është mbikëqyrur nga inspektorët dhe udhëheqësit e ASHAK dhe ky material mjaft voluminoz, do t’i nënshtrohet procedurave të përpunimit, rregullimit dhe digjitalizimit dhe përfundimisht, do t’i bashkohet fondeve arkivore sipas parimeve, kritereve dhe normave profesionale të arkivistikës”.

Në masë të madhe materiali arkivor i pranuar në ASHAK, i takon viteve 1943 – 2000, thuhet në njoftim.

“Pranimi i sasisë së materialit arkivor nga komunat veriore në ASHAK, është një e arritur e jashtëzakonshme e gjithë rrjetit zyrtar arkivor në Republikën e Kosovës për shkak se tashmë kemi një progres të ndjeshëm në bashkimin e fondeve arkivore si detyrim i ruajtjes dhe administrimit efikas të kujtesës sonë kolektive, për çka ne e falënderojmë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe asistim efikas gjatë procesit të transferimit të kësaj sasie të materialit në arkivin kompetent”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...