25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Policia e Ferizajt hoqi 22 patentë shoferë brenda një jave

Brenda një jave, Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka shqiptuar 1515 gjoba për ngasësit e veturave në trafik, si dhe ka hequr 22 patentë shoferë për ata që kanë thyer rregullat gjatë vozitjes.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 20-26/05/2024 ka shqiptuar 1515 gjoba kundërvajtëse, ka hequr 22 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion dhe janë konfiskuar 5 vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë së Ferizajt, gjatë kësaj periudhe, janë raportuar 31 aksidente, prej tyre, 15 me lëndime, ku janë lënduar 23 persona, derisa, aksidente me dëme materiale janë raportuar 16.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, theksohet në njoftim.

Ndërsa, ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë dhe për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 apo 0290/322-406. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...