Policia e Kosovës ka pranuar sot, dy automjete, të cilat janë donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA).
Në një ceremoni të mbajtur sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, zyrtarizuan dorëzim-pranimin e dy automjeteve për Policinë e Kosovës si donacion nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA), thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës,
Sipas njoftimit, këto automjete, të dedikuara për Njësinë FAST-ILECU të Policisë së Kosovës, janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të institucioneve të sigurisë së dy shteteve dhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
Policia e Kosovës shpreh falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë dhe angazhimin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. /Njeshi/