Policia e Kosovës ka sekuestruar ka gjetur dhe sekuestruar uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake në pronën e një personi në kërkim në fshatin Drobonjak të Zubin Potokut. I njëjti është në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut, që ishte hetuar në vitin 2018.
Policia ka bërë me dije se këto uniforma dhe pajisje ushtarake gjendeshin në mal, në një vend të mbuluar.
“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se pajisje të ngjashme të groposura janë gjetur edhe në tri vnede të tjera.
“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake. Në vendin e ngjarjes është thirrë njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme”, thuhet në njoftim.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:
– Uniformë ushtarake
– Pjesë të pushkëve të gjata
– Jelek taktik
– Gas maska
– Një tytë e pistoletës,
– Një palë pranga dhe
– 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm/Njeshi/