5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Policia e Kosovës demanton Serbinë për të pavërteta: Nuk kaluam kufirin pa autorizim

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në mediat serbe se kinse pjesëtarët e saj të armatosur e kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Organet e rendit të Kosovës e quan të pavërtetë këtë lajm dhe se njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë nuk qëndron.

“Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijoj pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun”, thuhet në reagimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...