15.4 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Policia e Kosovës e shpall në kërkim Enver Sekiraqën, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Enver Sekiraqën. Para pak minutash Policia ka lëshuar një njoftim ku kërkon ndihmë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë çfarëdo lloj informacioni që t’ia ofrojë Policisë së Kosovës.

Arratisja e Sekiraqës ishte konfirmuar të shtunën e javës së kaluar nga Policia e Kosovës. Ndërkohë avokati i Sekiraqës, Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij ndodhet në një spital jashtë Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Gjykatës Themelore ne Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

– Enver (Hamit) Sekiraqa i lindur me 18.11.1973 me adrese banimi rruga ”Gryka e Llapushnikut” numer 7 në Prishtinë.

I dënuar për veprën penale” shtytje në kryerjen e vrasjes së rendë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor ose nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...