17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin ndërkombëtar

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, morën pjesë në një ‘Program Ndërkombëtar të Intershipit’ të zhvilluar nga data 5 deri më 14 gusht 2024 në Shkollën e Lartë të Policisë në Brandenburg, Gjermani.

Policia e Kosovës thotë se kjo i kontribuon forcimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave policore.

Ky program u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Kosovës dhe Shkollës së Lartë të Policisë në Brandenburg.

“Gjatë këtij programi, zyrtarët e Policisë së Kosovës patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të shumta me kolegët e tyre gjermanë dhe irlandezë në fushën e sigurisë dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të standardeve policore në të dy institucionet”, thuhet në njoftim

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Republikës së Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...