12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Policia e Kosovës ka dhenë detaje për vrasjen që ka ndodhur dje në Gjakovë

Policia ka njoftuar se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, dy persona janë arrestuar lidhur më ngjarjen.

“Një mashkull shqiptar ka plagosur me armë zjarri dy meshkuj. Viktimat janë dërguar në emergjencë nga familjarët dhe pas një kohe njëri nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy te dyshuar meshkuj, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditorë.

Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Nderkohëkryeprokurori Ali Selimaj, ka treguar për lajmi.net, se deri te vrasja ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.

“Ka pas një konflikt. Bëhet fjalë për një konflikt pronësorë rreth një prone këtu ka ardhur deri te fjalosja ashpërsimi i situatës dhe ka ardhur deri te vrasja”, ka treguar Selimaj

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...