Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të Policisë së Kosovës bashkë me ata të KFOR-it dhe Eulexit kanë realizuar një trajnim të përbashkët në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë.
Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit, ndërveprimit dhe gatishmërisë operacionale për të përballuar sfidat e sigurisë dhe emergjencave.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrësit demonstruan profesionalizëm të lartë dhe angazhim të palëkundur për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës./Njeshi/