26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Policia e Kosovës me apel për qytetarët: Mos ndizni zjarre

Pas zjarreve në disa vende në Kosovë, Policia ka dalë me apel tek qytetarët, e në veçanti tek fermerët që të mos i djegin hapësirat fushore, kjo me qëllim që të parandalohen zjarret dhe zjarrëvëniet e qëllimshme.

Policia ka theksuar se me djegien e hamulloreve po rrezikohet jeta e njerëzve, po rrezikohet pasuria e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegia e pyjeve

“Po ashtu me djegien e hamulloreve po shkaktohet edhe ndotja e ambientit, andaj apelohet për mos djegie dhe shkaktim të zjarreve, pasi nga zjarre të vogla po shkaktohen vatra të zjarreve, në të kundërtën policia do të ndërmerr masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë zjarre“, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje ata kanë shtuar se temperaturat e larta ndikojnë që përhapja e zjarreve të bëhet më shpejtë dhe të ndikoi në shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...