10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Policia e Kosovës merr pajisje elektronike nga Qeveria britanike

Sot, në hapësirat e Drejtorisë së përgjithshme, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, ka pritur në një takim z.Margaret Belof nga Ambasada britanike si edhe udhëheqësen e ekipit të ekspertëve të GCSI-së, Helen Legay me bashkëpunëtorët.

Sipas një njoftimi nga policia, ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Policisë së Kosovës dhe Qeverisë britanike

Në kuadër të projektit për komunikim strategjik, Drejtoria për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje elektronike në vlerë rreth 10,000 euro, thuhet në postimin e policisë në Facebook.

“Po ashtu, gjatë ceremonisë u bë edhe promovimi i Manualit për komunikim, një udhëzues i rëndësishëm që do të ndihmojë në avancimin e komunikimit dhe do të ofrojë praktikat më të mira për komunikimin me publikun”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, thuhet se zëvendësdrejtori Hoti falënderoi Qeverinë dhe Ambasadën britanike për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e komunikimit, e cila është thelbësore për sigurinë dhe besimin publik në një mjedis të mbushur me informacione.

Ai theksoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë të forcojë strategjitë e komunikimit dhe të mësuarit nga praktikat ndërkombëtare për të siguruar udhëheqjen me profesionalizëm, integritet dhe transparencë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...