7.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Policia e Kosovës, nuk konfirmon nëse ka të arrestuar në KRM ‘Ambienti’

Siç është raportuar edhe në mëngjes, Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, qysh në orët e mëngjesit kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Gjatë mesditës është deklaruar në media edhe për mundësinë e arrestimeve.

Një lajm i tillë nuk konfirmohet deri më tani nga ana e Policisë.

Toger Fadil Gashi – zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, i ka thënë ‘RADIO 1’ se nuk posedon asnjë informacion për rastin, meqë aksioni është i centralizuar nga Komanda Qëndrore- Prishtina, përderisa Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki kelani, në një komunikim për ‘RADIO 1’, nuk ka qenë në gjendje të konfirmoi arrestimet e mundshme.

‘Policia e Kosovës me njësitet relevante, sot është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Pas përfundimit të këtij operacioni, do të bëhen të ditura informacionet tjera.’-tha Kelani për ‘RADIO 1’./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...