Policia franceze e ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një sinagogë në qytezën jugperëndimore La Grande Motte, ku u lëndua një oficer i policisë, tha të dielën ministri i Brendshëm në detyrë, Gerald Darmanin.
Dy vetura të parkuara në parkingun e sinagogës Beth Yaacov në La Grande Motte, afër Montpellierit, u doëgjën të shtunën pas orës 20:00. Zjarrfikësit zbuluan zjarre shtesë në dy hyrjet e sinagogës.
Një oficer i policisë i cili shkoi në vendin e ngjarjes u lëndua kur shpërtheu një bombol gazi e vendosur pranë veturave që po digjeshin.
Pesë njerëz, përfshirë rabinin, ndodheshin në sinagogë në kohën e sulmit, por ata shpëtuan pa lëndime.
“I dyshuari për zjarrvënie të qëllimshme në sinagogë është arrestuar”, tha Gerald Darmanin në X. /REL/Njeshi/