2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Policia gjen armë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri

Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike e miniera për prodhimin e kriptovalutave.

Lajmin për  media e ka konfirmuar  Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë me dije se një person është paraqitur në Polici dhe se po intervistohet lidhur me rastin.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, teksa aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Dëshmitë e gjetur dhe të konfiskuara janë:

-Një armë e gjatë(pushkë ajrore),

-Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

-Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

-Një (1) shtëpizë e Kompjuterit

-Një (1) karikator i revoles

-Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm

-Një (1) Radiolidhje

-Një (1) kamerë vëzhgimi,

-Një (1) Divijar,

-Një (1) vulë metalike dhe

-Një (1) Letërnjoftim/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...