0.7 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Policia gjen një kamerë të maskuar në një njehësor në Leposaviq

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një kamerë të maskuar në një njehësor në komunën e Leposaviqit.

Zëvendëdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se nga Prokuroria edhe është hapur i veprës penale “incizim i paautorizuar”.

Elshani tha se kjo është kamera e tretë e maskuar që është gjetur, pasi dy tjera ishin gjetur paraprakisht në klima në komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Kamerën e maskuar e kemi larguar dje në konsultim me Prokurorin. Poashtu konfirmoj që nga Prokuroria është hapur rast “incizim i paautorizuar. Kjo është kamera e tretë e maskuar që gjindet në veri, pasi dy ishin gjetur në Mitrovicë të Veriut në klimë”, tha Elshani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...