Vrasja e rëndë ndodhi reth orës 12:30, në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj. Mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima M.A., rreth 25 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa mënjehërë e kanë identifikuar të dyshuarin kryesor të kësaj vrasjeje, bëhet fjalë për Sh.R., 17 vjeçar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.
Viktima M.A., rreth moshës rreth 25 vjeçare, ishte qëlluar me armë zjarri.
Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me kët rast dhe njhërit është gjetur dhe konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Ndësa i dyshuari(Sh.R. 17 vjeçar) është në fazën e intervistimit”, tha policia.
Shukri Jashari, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka treguar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 25-vjeçarit në qendër të Ferizajt. Ai ka folur nga vendi i ngjarjes prej ku ka treguar tashmë është arrestuar i dyshuari me inicialet Sh. R, për vrajën e rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Njeshi/