5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Policia jep detaje nga vrasja e trefishtë në Prishtinë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ndodhi sot pasdite në rrugën “Bill Clinton” në “Dardani” të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se ende nuk dihen motivet lidhur me rastin ku një person vrau dy persona të tjerë dhe më pas bëri vetëvrasje.Në bazë të informacioneve të para, Kelani tha se dyshohet që personi i lindur në vitin 1958, identitetin e të cilit nuk ka bërë të ditur, ka vrarë fillimisht gruan, nusen dhe pastaj veten, por që sipas tij, pas ekzaminimeve të plota të vendit të ngjarjes, policia do të dalë me informacione shtesë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...