2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë janë lënduar 5 persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot me date 24.08.2023 rreth ores 13:15 në Autostraden “Ibrahim Rugova” drejtimi Prizren-Suhareke ne KM e 25-të është shkaktuar nje aksident trafiku me lëndime trupore ku ishin perfshirë dy automjeteve. Si pasoje e aksidentit ndihme mjeksore kane kerkuar 5 persona. Njesitet kompetente policore kane dal ne vendin e ngjarjes dhe hetime janë duke u zhvilluar per identifikimin e shkaktareve te këtij aksidenti. Lidhur me shkallen e lëndimeve mund te njoftoheni nga autoritetet kompetente shendetsore”, ka deklaruar Hoxha.

Ndryshe Hoxha ka thënë se apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshë.

“Apelojme tek pjesmarrsit ne trafik ne veqanti tek drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshëm gjate pjesëmarrjes ne trafik dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet ne rrugë, ne menyre qe te kemi sa me pak aksidente rrugore dhe te krijojmë nje siguri me te madhe per te gjithë pjesmarrsit ne trafik. Policia po punon ne vazhdimësi me njësitet e saj ne te gjitha rrugët e vendit me qellim te implementimit te ligjit te trafikut dhe ndëshkimin e kundërvajtësve qe bien ndesh me rregullat ne trafik apo partaqesin rrezik per pjesmarrsit tjerë”, ka thënë tutje Hoxha./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...