Sot rreth orës 14:35 një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Koreticë, ku i përfshirë ka qenë vetëm një veturë.
Rastin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e policisë së trafiku është duke u marrë me rastin”, tha Krasniqi/Njeshi/