2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Klinë ku mbeten të vdekur dy persona

Lidhur me aksidentin mes një furgoni dhe trenit në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë, Policia e ka bërë të ditur se një grua dhe një burrë kanë mbetur të vdekur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima tashmë, i cili dhe po drejtonte furgonin nuk ka ndaluar tek shenja stop para vendkalimit në hekurudhë ku dhe ka ardhur deri te goditja nga treni.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raport./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...