18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Prishtinë

Sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A. J., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Borovci për Koha.net.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...