0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Policia jep detaje rreth rastit të vdekjes së personit që u lëndua gjatë riparimit të një paragllajdi

Policia e Rajonit të Pejës ka dalë më njoftim lidhur me rastin e vdekjes së një personi në Istog, i cili po manovronte me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti ka marrë lëndime të rënda teksa po e riparonte paragllajdin.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, ёshtё njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe auto ambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkake të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftim.

, me datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, ёshtё njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe auto ambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkake të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...