8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Policia ka shqiptuar tri gjoba e një vërejtje për targat ilegale në Kosovë

Janë bërë më shumë se një muaj që kur ka përfunduar afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS.

Për aq kohë edhe sa ka qenë afati i paraparë mbi 4 mijë qytetarë kanë konvertuar targat në RKS.

E, pas datës 15 dhjetor qytetarët të cilët nuk i kanë regjistruar veturat e tyre edhe pas vendimit të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës

Por, në rast se haset ndonjë veturë e tillë atëherë Policia ka të drejtë të shqiptojë gjobë ose edhe vërejtje.

Këshilltarja Politike e Ministrit, Xhelal Sveçla dhe zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi ka bërë të ditur për FO se nga 15 dhjetori i vitit të kaluar e deri më tani janë gjobitur tri vetura me targa ilegale, kurse një tjetre i është shqiptuar gjobë.

“Nga përfundimi i afatit, janë shqiptuar 3 tiketa dhe një vërejtje nga Policia e trafikut rrugor”, ka treguar Fetoshi .

Sipas saj, i gjithë ky proces ka për qëllim ligjshmërinë dhe sigurinë në trafik.

“Nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, pas afatit të fundit 45 ditor, mbi 4 mijë qytetarë konvertuan targat nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës duke u bërë pjesë e ligjshmërisë në vend, duke mundësuar lirinë e lëvizjes dhe rritjes së sigurisë në trafik”, ka shtuar ajo.

Për t’i konvertuar targat ilegale, Qeveria e Kosovës ka bërë edhe lehtësia financiare.

Kohë më parë, Fetoshi kishte deklaruar që regjistrimi i veturave ishte mundësuar në të gjitha qendrat, pavarësisht vendbanimit.

“15 dhjetori i vitit të kaluar, ishte mundësia e fundit që të gjithë pronarët të cilët posedojnë mjete me targa ilegale si KM, GL, PR, PZ, DE, UR etj të cilat janë edhe relikt i kohës së Millosheviçit t’i kthejnë ato në targa të Republikës së Kosovës. Përveç lehtësirave financiare, në afatin e kaluar, ne ndryshuam edhe udhëzimin administrativ në mënyrë që qytetarët tanë të komunitetit serbë në veri të mund të regjistrojnë veturat e tyre me targat e regjionit në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të tyre”, kishte thënë ajo.

Qarkullimi i veturave me targa të tilla është toleruar deri më tani në veri, ndërsa në zonat e banuara nga serbët në jug të Ibrit, ato ishin larguar nga përdorimi më shumë se dhjetë vjet më parë.

Sipas përllogaritjeve të sektorit civil serb, në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ka pasur rreth 10.000 vetura me targa KM.

Çështja e targave KM  ka shkaktuar kriza në veri që çuan në protesta, daljen e serbëve nga institucionet dhe vendosjen e barrikadave.

Tensionet në veri kulmuan më 24 shtator të këtij viti me një sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve lokalë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...