13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Policia kap 10 kg marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Policia tha se hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren në vazhdën e trajtimit të një rasti, nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit.

Policia ka hasur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 10 kg e 510 gr,

– Një armë zjarri kalibër 7.62 mm, me një karikator me 8 fishekë,

– Dy automjete me targa vendore dhe

– Tre telefona.

Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera:

– Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram,

– Katër fishekë,

– Dy peshore elektronike,

– Dy kuti me pajisje për pastrim të armëve,

– Një foli plastike dhe

– Të holla 3965 euro.

Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).

Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...