0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për shpërdorimin e pasurisë së huaj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Siç njofton Policia, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...