Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tre personave të cilët dyshohen për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ që ka ndodhur muajin e kaluar.
“Sektori i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi .
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim./Njeshi/