7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për personin në fotografi

Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i fotove dhe videove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë një person të dyshuar për grabitje.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga ana e sektorit të hetimeve rajonale DRP-Pejë, në disa raste të ‘grabitjeve me armë’ që kanë ndodhur gjatë vitit 2018 dhe 2019, janë siguruar disa foto dhe video të një personi të dyshuar, i cili për momentin është i paidentifikuar, i panjohur për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotove dhe videove të personit të dyshuar, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Fotot dhe videot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e ‘grabitjeve me armë’, përkatësisht nga lokalet për rreth dhe nga lokalet e grabitura.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe videove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin e personit të dyshuar në fotot dhe videot e bashkangjitura të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. 

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...