Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre.
Në njoftim thuhet se pajisjet dimërore duhet t’i kenë nga data 15 nëntor deri më 15 mars.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Në vendin tonë, ka pasur rënie temperaturave këto ditë, ndërsa në disa vende ka pasur edhe reshje bore. /Njeshi/