Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes raportit 24-orësh një incident të rëndë që ka ndodhur më 7 maj në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Rreth orës 08:15 të mëngjesit, një person ka goditur me veturë dy meshkuj kosovarë pas një zënke, duke i lënë të lënduar. Të dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Prokurori i rastit është njoftuar dhe hetimet janë duke vazhduar nga njësitet relevante policore.
I dyshuari ende nuk është arrestuar. /Njeshi/