27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Policia konfirmon suspendimin për 72 orë të policëve në Skenderaj, shkak mosreagimi ndaj sulmit me vezë ndaj eskortës së Kurtit

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë suspenduar për 72 orë tre zyrtarë policorë në stacionin policor në Skenderaj.

Ata kanë qenë të pranishëm kur eskorta e kryeministrit në detyrë Albin Kurti u gjuajt me vezë.

“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug,  ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh. Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...