Alil Demiri është arrestuar në Kosovë. Sipas informacioneve të portalit në gjuhën maqedonase A1on, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.
Ndërkohë, rastin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar një mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” kanë deklaruar nga policia.
Demiri po kërkohej nga Maqedonia e Veriut lidhur me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.
Fletarresti është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal./Njeshi/