20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Policia konfirmon vdekjen e personit në Brezovicë si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës

Mediat sot kanë raportuar për një person të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjes” në Brezovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli i cili  ka thënë se sot kanë marrë informacion se dyshohet për një person të vdekur në qendrën e skijimit në Brezovicë.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.

Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Ndërkohë edhe Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë marrë një thirrje për ndihmë nga partulla e skijimit në Brezovicë për një aksident orteku.

Shptëuesit thonë se bashkë me patrollën e kanë lokalizuar vetëaksidentin dhe janë duke zhvilluar operacionin e kërkim shpëtimit.

“Operacion !

Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.

Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kan lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...