4.7 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Policia konfiskon armë dhe municion në 14 lokacione në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vazhduar hetimet lidhur me një grup kriminal të dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” , duke realizuar një operacion policor në 14 lokacione të ndryshme në vend, dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh të kalibrave të ndryshëm.

 

“Njësiti kundër Krimit të Organizuar ka vazhduar me aktivitete intensive hetimore, ku më datat 13.03.2024, 14.03.2024 dhe 15.03.2024, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme në nivel vendi, lidhur me dyshimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 të KPRK-së”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në këtë operacion policor të realizuar sipas urdhëresës nga gjykata, janë kontrolluar 14 lokacione me ç’rast janë konfiskuar një sasi e konsideruar armësh dhe municionesh të kalibrave të ndryshëm./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...