7.7 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Policia kroate i kthen në Serbi dy kosovarët që po kalonin kufirin ilegalisht

Një histori aspak e këndshme u ka ndodhur dy të rinjve që ishin nisur drejt Evropës. Një qytetar nga Lipjani dhe një tjetër nga Kaçaniku, mbrëmë u ballafaquan me policinë kufitare të Kroacisë.

Një dëshmitar ka treguar për Indeksonline se policia i zuri dy personat në fjalë dhe i ktheu në kufirin me Serbinë, përkatësisht në Batrovc, kufiri serbo-kroat.

Ai thotë se këta dy të rinj janë marrë me furgon dhe janë keqtrajtuar nga policia e Kroacisë. Të njëjtit ishin deportuar në Serbi nga ku ishin nisur sërish ilegalisht për në Francë.

Përveç tyre, ishin edhe disa persona të tjerë që ishin ndaluar nga policia kroate dhe nuk ishin lejuar të kalojnë kufirin serbo-kroat.

Kujtojmë se edhe vite më parë, vendi u ballafaqua me eksodin e ikjes masive të qytetarëve, të cilët ishin shprehur të pakënaqur me jetën në Kosovë.

Derisa edhe në muajt e parë të këtij viti, mijëra qytetarë kanë aplikuar për viza në ambasadat që funksionojnë në Kosovë, me qëllim që të shkojnë drejt vendeve perëndimore./Express.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...