8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

​Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirtit shtetëror, sot në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës.

Njësitet policore kufitare kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës.

Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb.

“Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”, thuhet në njoftimin e policisë Kufitare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...