24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Policia largon nga rrugët 66 lëmoshë-kërkues

Policia e Kosovës, përmes një plani operativ i njohur si “‘’Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”, ka arrit që të larojë 66 lëmosh-kërkues nga rrugët e Kosovës.

“Identifikimi i 44 (katërdhjetë e katër) fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 (tridhjetë e gjashtë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë. Identifikimi i 22 (njëzet e dy) lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 (katërmbëdhjetë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim e sipër të planit operativ ‘’Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”.

Ky plan ka shtrirje në tërë territorin e republikës dhe janë të përfshirë njësi të ndryshme të policisë dhe institucione jashtë policisë.

Identifikimi i 44 (katërdhjetë e katër) fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 (tridhjetë e gjashtë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë.

Identifikimi i 22 (njëzet e dy) lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 (katërmbëdhjetë) shtetas kosovarë dhe 8 (tetë) shtetas të Shqipërisë.

Numri i të dyshuarve, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është gjithsej 16 (gjashtëmbëdhjetë) persona.

Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse.

Shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit janë referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj.

Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...