-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Policia mbylli një ndërtesë në veri që funksiononte si zyrë tatimore e Ministrisë së Financave të Serbisë, nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka mbyllë një objekt në veri të vendit ku dyshohet se kanë funksionuar strukturat paralele të Serbisë. Objekti ishte degë e Ministrisë së Financave të Serbisë, e cila funksiononte si zyrë tatimore.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se njerëzit që kanë qenë aty janë larguar, por se nuk ka pasë arrestime.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona, ka funksionuar si zyre tatimore (si degë e  Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”.

Elshani tha se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...